75 Mall Live Search
10:00 / E Shtunë, 03 Tetor 2020 / indeksADMonline

Hoti: Me pas ngu Dullën, Albini sot ishte kryeministër!

Kryeministri i Republikës, Avdullah Hoti ka deklaruar se lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, nuk do të rrëzohej në rast se do t’i dëgjonte këshillat e tija.

Në emisionin “Oxygen” (që transmetohet sonte në 20:45 në Klan Kosova), shefi i legjislativit ka folur për shumë çështje; marrëveshja në SHBA, ushqimet, rrëzimin e qeverisë së kaluar… etj.

“Me pas ngu Dullën, Albini sot ishte kryeministër”, u shpreh Hoti, transmeton Indeksonline

Ndryshe, 25 marsi ishte dita kur Qeveria Kurti mori goditjen nga shumica parlamentare.

117 deputetë ishin të pranishëm në sallë, ndërsa për votuan 82 deputetë, kundër 32 dhe 2 abstenime. Kjo është Qeveria me jetëshkurtër në historinë e Kosovës.

Mocioni i mosbesimit është iniciuar nga partneri i koalicionit qeverisës LDK. /Indeksonline/

A do të marrë Kurti pjesë në seancën ku po kërkohet shkarkimi i tij? -  Indeksonline.net