Publikohet lista e futbollistëve të ftuar të Maqedonisë Veriore, mungon ylli i kombëtares

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut ka publikuar listën e futbollsitëve të ftuar për ndeshjet e tetorit.
Në listë mungon emri i Elif Elmas i cili sot rezultoi pozitiv në testin për koronavirus, transmeton Indeksonline.
Gjashtë shqiptarë janë pjesë e listës: Ferhan Hasani, Visar Musliu, Egzon Bejtullahi, Enis Bardhi, Ezgjan Alioski dhe Arijan Ademi.
Me 8 tetor në stadiumin “Todor Proeski” do të zhvillohet gjysmë-finalja e Ligës së Kombëve mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut./Indeksonline/
