75 Mall Live Search
23:59 / E Shtunë, 03 Tetor 2020 / indeksADMonline

Serie A thotë se ndeshja mes Juventusit e Napolit do të luhet –Rritet mundësia që të vijë Rrahmani me Kosovën

Serie A ka ardhur me një njoftim zyrtar për ndeshjen, Juventus-Napoli.

Ata kanë konfirmuar se ndeshja që ështe e paraparë të zhvillohet nesër, do të luhet dhe nuk do të anulohet, transmeton Indeksonline.

Duket se autoritet lokale në Napoli kanë lëshuar pe dhe kanë lejuar klubin napolitan të udhëtojnë në Torino, por lojtarët që kanë rezultuar pozitiv do të qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre.

Me këtë lajm, rritet mundësia që Amir Rrahmani të grumbullohet me Kosovën./Indeksonline/