Atakohet një restorant në Podujevë me predhë

Mbrëmë, Policia e Kosovës ka marrë një lajmërim se një lokal në Podujevë është sulmuar.
Pronari i restoranit i ka treguar Policisë së Kosovës se lokali i tij është dëmtuar nga një predhë e armës, transmeton Indeksonline.
Fatmirësisht, nga ky sulm askush nuk është lënduar. Xhami i lokalit është dëmtuar.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një predhë./Indeksonline/