Munishi pas fitores 5:0 ndaj Drenicës: Lojtarët sot u shprehën mirë

Tashmë ka përfundur takimi ndërmjet Ballkanit dhe Drenicës, dule ky në kuadër të xhiros së pestë në Superligën e Kosovës në futboll.
Djelmoshat e Munishit e përfunduan me sukses detyrën ndaj Drenicës, duke fituar tre pikë me rezultat të thellë në 5:0, shkruan IndeksOnline
Pas kësaj fitore të madhe, foli edhe tekniku i Ballkanit, Ismet Munishi i cili u shpreh i lumtur për fitore dhe tha se djelmoshat e tij u shprehën mirë sot.
“Ndeshje shumë e mirë, lojtarët që nga minuta e parë ju qasën lojë dhe shënuan, kemi kualitet brenda skuadrës, kemi lojtarë të mirë dhe ata sot u shprehën mirë. Jam i kënaqur, nuk e kemi prit këtë rezultat kaq të thellë”, tha Munishi pas ndeshjes me Drenicën.