75 Mall Live Search
21:08 / E Diele, 04 Tetor 2020 / indeksADMonline

Klopp “kokëulur” shkon në pushim, Aston Villa ia “terron” me katër gola

Tashmë ka përfunduar pjesa e parë e takimit ndërmjet Aston Villës dhe Liverpoolit, duel ky në kuadër të xhiros së katër në Premierligë.

Skuadra e Liverpoolit është duke u mposhtur me rezultat të thellë nga Aston Villa në 4:1 qysh në pjesën e  parë, shkruan IndeksOnline

Me “hat-trickun” e realizuar nga Watkins dhe golin e McGinn, Aston Villa shkon në pushim me epërsinë në 4:1, e gol për Liverpoolin shënoi Mo Salah.