75 Mall Live Search
08:34 / E Hënë, 05 Tetor 2020 / indeksADMonline

Çitaku dorëzon medaljen “Udhëri i Lirisë” në Shtëpinë e Bardhë

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku i ka dorëzuar medaljen “Urdhri i Lirisë”, këshilltarit për Siguri Kombëtare të presidentit Donald Trump, Robert O’Brien.

Pas kësaj, O’Brien tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenarë që kanë lehtësuar normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midid Kosovës dhe Serbisë.

“Thellë i nderuar për t’u prezantuar me medaljen e meritave të presidentit të Kosovës. SHBA-ja është krenare për të lehtësuar angazhimin historik të normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë mbi këtë moment”, tha ai.

Ndërsa presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e pati dekoruar presidentin amerikan, Donald Trump me medaljen “Urdhri i Lirisë”./Indeksonline/