75 Mall Live Search
10:52 / E Hënë, 05 Tetor 2020 / indeksADMonline

Italia ndihmon përsëri Kosovën, Ambasada dhurohen reagentë në Laboratorin e Mikrobiologjisë, në QKUK

Italia vazhdon ta mbështesë Kosovën me donacione që ndihmojnë shëndetësinë në kohë pandemie.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se bashkë me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, morën pjesë në ceremoninë e dorëzimit të reagentëve në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QKUK, me vlerë mbi tre milionë euro, të financuara nga “Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor” (AICS), në kuadër të projektit “Mbështetje për sistemin shëndetësor, në Kosovë”.

“Faleminderit AICS! falë kësaj ndihme, është gati të fillojë punën ky laborator. Po ashtu, Italia ka sjell profesionistë shëndetësorë për të na ndihmuar në përballjen kundër Covidit-19”, tha Zemaj.

Ndërkaq ai shtoi se Italia dhe shtetet mike po ofrojnë përkrahje të rëndësishme në këtë kohë të vështirë dhe ne kemi një listë të gjerë me donacionet, që kanë dhuruar, ndihmë kjo shumë e rëndësishme për shëndetësinë tonë./Indeksonline/