75 Mall Live Search
11:38 / E Hënë, 05 Tetor 2020 / indeksADMonline

Shqipëria anulon miqësoren, shkak situata në Armeni

Anulohet miqësorja Armeni-Shqipëri, që ishte programuar për t’u luajtur më 7 tetor në Jerevan. Zyra e shtypit në FSHF-së bën me dije se është marrë vendimi që ndeshja të mos luhet, për shkak të situatës së rënduar dhe trazirave që po ndodhin aktualisht në Armeni.

Ndërkaq, ekipi kombëtar shqiptar, do të vazhdojë normalisht përgatitjet në Tiranë për dy ndeshjet zyrtare të tetorit në Nations League ndaj Kazakistanit (11 tetor) dhe Lituanisë (14 tetor).

Pritet që grupi të kompletohet sot e nesër dhe të vijojë i plotë seancat stërvitore në kuadër të dy sfidave të radhës në transfertë.