75 Mall Live Search
12:03 / E Hënë, 05 Tetor 2020 / indeksADMonline

PSG-ja, goditje të dyfishtë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Paris Saint Germaini ka siguruar dy blerje në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Kampionët e Francës në formë huazimi kanë arritur marrëveshjen me sulmuesin italian, Moise Kean.

Po ashtu, PSG-ja ka forcuar mesfushën edhe me yllin e Portos, Danilo Pereira.

Keani pritet të zëvëndësojë Choupo Motingun, që pritet të largohet sot, ndërsa Pereira pritet të vijë si alternativë e Draxlerit, që po ashtu është duke diskutuar largimin nga skuadra./Indeksonline/