75 Mall Live Search
14:08 / E Hënë, 05 Tetor 2020 / indeksADMonline

Ndodh në Gjakovë – hidhen specat në lumë

Ndotja e ambientit dhe mos kujdesi ndaj tij mbetet njëra nga problematikat e shumta në vend që na përcjell vit pas viti, raporton IndeksOnline.

Mirëpo në momentin kur kësaj i shtohet edhe përbuzja që ua bëjmë të mirave që na vijnë fal punës dhe angazhimit, kjo atëherë nuk do shumë koment.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur në Gjakovë, saktësisht në njëri nga lumenjtë e tij.

Në fotografinë e publikuar në rrjetet sociale shihet se si specat janë shpërndarë gjithandej.