Zemaj jep dy lajme të mira me një njoftim, veç 41 raste dhe hapja e kufijve më Maqedoninë Veriore

Armend Zemaj ka bërë një status në Facebook me të cilin jep dy lajme të mira.
Lajm i mirë është propozimi nga Komisioni për Sëmundjet Infektive të Maqedonisë së Veriut, për hapjen e kufijve edhe për Kosovën pa teste PCR.
Poashtu, gjatë 24 orëve të fundit, 73 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, janë bërë 654 testime, pozitiv kanë rezultuar 41 ndërsa fatkeqësisht kemi 2 jetë të humbura. /Indeksonline/