75 Mall Live Search
15:51 / E Hënë, 05 Tetor 2020 / indeksADMonline

Përfundon pjesa e parë në Gjilan, ky është rezultati

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e fundit të javës së pestë të Superligës së Kosovës.

Pas 45 minutash, Arbëria dhe Gjilani po luajnë baraz 1-1 në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

Arbëria kaluan të parët në epërsi me golin e Zabërgjës në minutën e 28-të të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Gramoz Kurtaj dy minuta para fundit të pjesës së parë. /IndeksOnline/