Punë e kryer, Chiesa transferohet në Juventus

Skuadra e Juventus ka arritur që të siguroj transferimin e Federico Chiesas në orët e fundit të merkatos.
Gazetari i njohur, Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Chiesa tashmë është pjesë e Juventusit në formë huazimi këtë sezon, transmeton Indeksonline.
“Zonja e Vjetër” në fund të këtij sezoni e ka opsionin për ta blerë Chiesan për 50 milionë euro.
Ai ishte shumë afër transferimit tek ekipi i Milan, por hyrja e Juventusit në garë bëri që futbollisti të ndryshoj mendje./Indeksonline/