Agjenda e Kosovës, s’mund të pengohet nga konspiracionet dhe retorika mesjetare!

Deklaratat e zyrtarëve serb se masakra e Reçakut ishte incident, deklarata skandaloze e Daçiqit për varrezat masive dhe hemofobia e Vulinit për termin shqiptar, kanë nxitur kryediplomanten kosovare Meliza Haradinaj Stublla që të reagojë.
Ajo në një prononcim për IndeksOnline ka deklaruar se nuk e ka ndërmend t’iu kthehet zyrtarëve serb me retoriken e njëjtë.
“Nëse mendoni se do të hyjë në një valle të cilën nuk e kam nisur vetë , gaboheni shumë. Ata që po i kontribuojnë këtij debati dhe po vazhdojnë përfshirjen në të me siguri kanë agjenda tjera nga ato që jemi zotuar ne si Kosovë”, tha Haradinaj-Stublla.
Ministrja e Jashtme e Kosovës tutje ka shprehur zotimin që kanë institucionet e Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me aleatët dhe miqtë kosovarë dhe se vetëm atyre u japim qartësi dhe qëndrueshmëri.
“Kosova ka aleat dhe miq, e ne punojmë ngushtë me ta dhe vetëm atyre u japim qartësi dhe qëndrueshmëri”, theksoi kryediplomatja Haradinaj -Stublla/IndeksOnline/