75 Mall Live Search
13:36 / E Martë, 06 Tetor 2020 / indeksADMonline

Ndërron jetë aktori i njohur, në moshën 63-vjeçare

Aktori Clark Middleton, i cili luajti në Twin Peaks dhe The Blacklist, ka vdekur në moshën 63-vjeçare pasi u prek nga virusi i Nilit Perëndimor .

Përveç shfaqjeve televizive përfshirë Law and Order, Middleton luajti në filma duke përfshirë Kill Billin: Vol 2, Sin City, Snowpiercerin dhe Birdmanin.

Në një mesazh të postuar nga llogaria e tij në Twitter, gruaja e Middletonit Elissa shkroi: “Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen. Nuk mund ta numëroj sa herë që ai tha: ‘Jepi botës më të mirën tënde dhe më e mira do të kthehet te ti'”.

Middletoni kishte jetuar me artrit reumatoid që kur ishte katër vjeç, më parë në një intervistë ai tregoi se si sëmundja ia kishte shtrembëruar duart, ia këputi ijën dhe e la të paaftë ta lëvizte qafën.

 “Por unë kurrë nuk e kam menduar veten si një viktimë. Unë gjithmonë u ndjeva si një hero, sepse i mbijetova çdo kohe të keqe”, ishte shprehur ai.

Përveç punës së tij si Charlie në Twin Peaks , Clark së fundmi u shfaq si shefi i DMV Glen Carter në The Blacklist./Indeksonline/