Ozil do ta paguaj vetë maskotën që Arsenali e largoi nga puna pas 27 vitesh

Mesut Ozil ka ofruar të rimbursojë Arsenalin për pagën e Gunnersaurus nëse ata ia kthejnë nuskës punën e tij.
Maskota e skuadrës u shkarkua pasi që drejtuesit menduan se roli i tij ishte tepricë dhe i panevojshëm.
Pas 27 viteve, maskota do të largohej po mos të ishte reagimi i Mesut ozil që ka kërkuar të qëndroj dhe do të paguhet me paratë e tij.
“Isha shumë i mërzitur që Jerry, i njohur si maskota jonë e famshme dhe besnike ‘Gunnersaurus’, u konsiderua i tepërt pas 27 vitesh”, janë fjalët që Ozil shkroi në profilin e tij në rrjetet sociale.
“Unë do të rimbursoj pagën e plotë të maskotës për sa kohë që unë jam një lojtar i klubit në mënyrë që Jerry të vazhdojë punën e tij të cilën ai e do shumë”, përfundoi Ozil. /IndeksOnline/
I was so sad that Jerry Quy aka our famous & loyal mascot @Gunnersaurus and integral part of our club was being made redundant after 27 years. As such, I’m offering to reimburse @Arsenal with the full salary of our big green guy as long as I will be an Arsenal player… pic.twitter.com/IfWN38x62z
— Mesut Özil (@MesutOzil1088) October 6, 2020