Mancini del kundër politikës italiane

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka folur në konferencë për shtyp në prag të miqësores që Axurrët do të luajnë të mërkurën në Firence kundër Moldavisë.
Një ndeshje miqësore në pritje të përballjes së dyfishtë në Nations League kundër Polonisë dhe Holandës.
Formacioni: “Formacioni kundër Moldavisë do të jetë i ndryshëm në krahasim me ata të fundit, do të aktivizohen lojtarë që nuk kanë patur shumë hapësira deri tani”, ka thënë Mancini.
“Është një kombëtare shumë e ndryshme në krahasim me zakonisht, por nuk besoj se do të kemi probleme. Ka djem që kanë qenë me ne në dy vitet e fundit. Ka mundësi që të luajnë lojtarë të Sassuolo-s si Caputo? Sigurisht. Nëse Ciccio është këtu, kjo do të thotë se e meriton. Shënon gola dhe ka një marrëdhënie të mirë me shokët e skuadrës”.
Sulmi: “Ministri i Shëndetësisë ka thënë se ka gjëra më të rëndësishme se futbolli? Duhet menduar para se të flitet, ndonjëherë. Për të gjithë italianët sporti është një e drejtë dhe një përparësi siç janë shkolla dhe puna, miliona italianë praktikojnë sportin, në të gjitha nivelet”.