75 Mall Live Search
22:57 / E Martë, 06 Tetor 2020 / indeksADMonline

Donnarumma spo rinovon, mund të largohet që në janar

Gianluigi Donnarumma ka kontratë me Rosonerët deri në verën e ardhshme.

Gjatë verës u spekulua se Donnarumma do të largohet nga Milani, por  kjo nuk ndodhi.

Megjithatë në janar agjenti i tij Mino Raiola do të jetë i lirë të nis bisedimet me klubet e interesuara.

E përditshmja italiane Tuttosport, raporton se Donnarumma mund të largohet nga Milani në janar për një shifër simbolike dhe se interesim për të ka shfaqur Juventus dhe PSG.

Portieri i talentuar duket se ka kërkesa të larta, të papërballueshme për Milanin për të vazhduar kontratën.  /IndeksOnline/