Aksident në mes dy kamionave në Duhël

Një aksident trafiku ka ndodhur në mes dy kamionave në orët e vona të së martës në Duhël, në komunën e Suharekës.
Në një video që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline shihet se një kamion ka goditur mbrapa një kamion tjetër në autostradë.
Ende nuk raportohet për të lënduar.
Dëmet materiale duken të jenë të konsiderueshme./IndeksOnline/