75 Mall Live Search
08:42 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / indeksADMonline

Trupëroja paditi nënën më të famshme në botë, për abuzim seksual

Ish-roja e sigurisë Marc McWilliams, ka akuzuar yllin e realitetit Kris Jenner, 64 vjeç, për abuzim seksual.

Sipas mediave amerikane, ish-truproja i familjes Kardashian-Jenner ngriti një proces gjyqësor në Los Anxhelos.

Ai pretendon se Krisi e preku në mënyrë të papërshtatshme dhe e nxiti të bënte seks në vitin 2017, kur ai punoi si një truprojë për të dhe vajzën e saj Kourtney gjatë xhirimeve të shfaqjes “Keeping Up With Kardashians”. Përveç kësaj, ai thotë se krijoi një atmosferë armiqësore në punë dhe kishte diskriminim racor dhe gjinor.

Marcu zbuloi se Krisi preku kofshët dhe ijët e tij dhe ekspozoi trupin e saj në një mënyrë të pahijshme gjatë asaj periudhe.

Avokati i Krisit, Marty Singer, së shpejti iu përgjigj akuzave. “Krisi mohon çdo akuzë se ajo është sjell ndonjëherë në mënyrë të papërshtatshme ndaj tij. Truproja ka punuar gjatë gjithë kohës para shtëpisë dhe nuk ka hyrë kurrë në shtëpinë e saj”, tha Singeri.

Ai shpjegoi se Jenneri kishte pak ndërveprim me McWilliamsin dhe familja e famshme i kërkoi atij që të mos vinte më pasi u kap duke fjetur në makinë disa herë gjatë orëve të punës. Marcu u pushua nga puna një vit më vonë.

“Ai kurrë nuk u ankua për Krisin te punëdhënësi i tij derisa e bëri këtë pretendim qesharak. Është e pakuptueshme që dikush mund të padisë këdo në Amerikë. Kur Krisi dhe Kourtney të fitojnë këtë proces qesharak, ato synojnë të padisin menjëherë McWilliamsin dhe avokatët e tij për persekutim”, tha Singeri.