75 Mall Live Search
11:18 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / C E

Pesë shqiptarë në formacionin startues të Maq. Veriore kundër Kosovës

Kosova do të luajë me Maqedoninë e Veriut në Shkup në ndeshjen gjysmëfinale të play-offit të Ligës së Kombeve që siguron një vend për Kampionatin Evropian.

Pesë futbollistë shqiptarë pritet të paraqiten në formacionin startues të Maq. së Veroiut kundër Dardanëve, shkruan Indeksonline.

Trajneri Igor Angelovski, i cili i ka në dispozicion gjashtë futbollistë shqiptarë, ku vetëm njëri do të jetë rezervist.

Rreziku kryesor për Dardanët pritet të jetë Enis Bardhi derisa Maq. së Veroiut i mungon Elif Elmas që është izoluar për shkak të koronavirusit.

Më poshtë formacioni i mundshëm i Maq. së Veriut kundër Kosovës!

Dimitrievski; Ristovski, Musliu, Velkovski, Alioski; Ademi, Spirovski; Trajovski, Bardhi, Hasani; Pandev. /IndeksOnline/