75 Mall Live Search
17:12 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / indeksADMonline

​Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi nesër viziton Kosovën

Nesër në Kosovë vjen për vizitë Oliver Varhelyi, Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim.

Gjatë vizitës, Komisioneri do të takohet me kryeministrin Hoti dhe anëtarët e Qeverisë së Kosovës, si dhe udhëheqësit e opozitës.

Ai do të takohet edhe me Kryetaren e Kuvendit dhe do të mbajë një fjalim para Kuvendit.

Ndërsa do të mbajë një konferencë të përbashkët me kryeministrin Hoti në ora 10:25 në ndërtesën e Qeverisë.