75 Mall Live Search
17:49 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / C E

Challandes: Unë dua që të luaj me tifozë, por situata është e tillë!

Nesër me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet takimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duel ky në kuadër gjysmëfinales së play-offit të Ligës së Kombeve.

Ndonëse me mungesa të shumta Challandes nesër do të mundohet që të fillojë me 11-shen më të mirë që ka në dispozicion, shkruan IndeksOnline

Para ndeshjes me Maqedoninë në një konferencë për media foli edhe tekniku Challandes, ku tha se ka mungesa të shumta, por që do të mundohen të bëjnë më të mirën.

“Ne tashme edhe ëndrrën mund ta prekim, siç e thatë edhe ju, ne kemi mungesa, situatat e vështira presim t’i kalojmë”.

“Do doja që ndeshja të zhvillohej me tifozë, se dihet energjia dhe gjithçka, unë do ta përkrahja vendimin nëse do të kishte prezent vetëm tifozë të ekipit kundërshtar, tha Challandes.