Edhe një ministri tjetër në Qeverinë Hoti

Në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës, me shumicë votash është shfuqizuar vendimi i Qeverisë Nr. 09/24 të datës 14.08.2020 për aprovimin e Koncept Dokumentit për themelimin e Agjencisë për Integrim Evropian.
Propozimi për shfuqizimin e këtij vendimi ka ardhur nga zëvendëskryeministri, Driton Selamanaj.
“Parashtrojmë për shqyrtim dhe miratim, propozim-vendimin për shfuqizimin e vendimit të qeverisë të datës 14 gusht 2020 për aprovimin e koncept-dokumentin për themelimin e agjencisë e agjencisë për integrim evropian. Pas aprovimit të këtij vendimi obligohen autoritetet përkatëse që të zbatojnë këtë vendim. Ky vendim hyn në fuqi në datën e publikimit në Gazetën Zyrtare”, tha zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj.
Në 16 pika që ka pasur në rend dite Qeveria sot, ajo që bie në sy është pika 5, ku do të shqyrtohej një propozim-vendim me anë të cilit mund të shtohet një ministri e re, gjë që me këtë vendim i është hapur rrugë.
Përkundër premtimeve
që kanë dhënë në fushatë për zvogëlimin e ministrive dhe administratës, qeveria
Hoti ka 16 ministri dhe katër zv/kryeministra, ndërsa Ministria e Integrimeve Evropiane
ishte shuar.