Kosova jonë, zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes së madhe me Maqedoninë e Veriut

Nesër me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet takimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duel ky në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të Ligës së Kombeve.
Edhe pse me mungesa të shumta, Challandes do të mundohet që nesër ta inkuadrojë formacionin më të mirë të mundshëm që e ka në dispozicion.
Kështu, pas konferencës për media të mbajtur më herët nga Challandes e Atdhe Nuihu, tashmë djelmoshat e Kombëtares sonë po e zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme.
