75 Mall Live Search
20:56 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / indeksADMonline

Vazhdimi i seancës së kaluar dhe rendi i ditës për seancën e re plenare nesër në Kuvendin e Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në seancë plenare.

Në njoftimin për media është bërë e ditur se vazhdimi i seancës plenare do të nis nga ora 10:00, raporton Indeksonline.

Si pika të rendit të ditës në këtë seancë janë pesë.

   Rendi i ditës

I.      Pika e papërfunduar nga Seancat plenare, të mbajtura më 7, 13, 14 gusht dhe 17, 18, 21, 25 e 28 shtator 2020:

1.     Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së,

Votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19,

Votimi i Propozim-rezolutës nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës,  z. Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi,

Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës,

Votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19”.

Pas kësaj pritet të startojë edhe seanca plenare e re me këto pika të rendit të ditës:

R e n d i  i  d i t ë s

1.   Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.   Pyetjet parlamentare,

3.   Shqyrtimi i Projektligjit nr. 07/L-031 për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2019, Pjesa e dytë Objektivi 1, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian,

4.   Shqyrtimi i Projektligjit nr. 07/L-034 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për transferimin e personave të dënuar,

5.   Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona,

6.   Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-029 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për deminim humanitar,

7.   Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-018 për ndryshim plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

8.   Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-015 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

9.   Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2019,

10.  Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2019,

11.  Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2019,

12.  Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2019.