75 Mall Live Search
11:21 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Haxhi Shala përfundon intervistimin në gjykatë, zgjati vetëm 15 minuta

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, ka udhëtuar dje drejt Holandës, përkatësisht në Hagë, për t’u intervistuar në Dhomat e Specializuara.

Por siç duket intervistimi i tij nuk zgjati aq shumë, sikurse të të thirrurve të tjerë.

Intervistimi i Shalës zgjati vetëm 15 minuta, shkruan IndeksOnline.

Këtë e ka konfirmuar këshilltari, Vullnet Luzhinca.

“Edhe kjo punë u kry, “intervista më e gjatë” në Gjykatën Speciale e cila zgjati 15 minuta! U kthefsh faqebardhë shef!”, ka shrkuar ai./IndeksOnline/