Tahiri opozitës: Shkojmë në zgjedhje kur të doni, ia kthen Selimi: Ne po duam tashti

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, ka folur para deputetëve për bllokimin dhe pamundësinë për t’u votuar projektligjet në Kuvendin e Kosovës për të disatën herë me radhë.
Tahiri deputetëve u ka thënë, që nuk u frikësohen zgjedhjeve.
“Mund të shkojmë në zgjedhje kur të doni, bash kur të doni”, tha Tahiri.
Nga ana tjetër i menjëhershëm ishte reagimi i shefit të Grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi i cili tha se ata si partia më e madhe është e gatshme për zgjedhje që tashti.
“Zëvendësministri na dha një lajm ekskluziv, që mund të shkojmë në zgjedhje kur të duam. Ne i themi se po duam tashti. Mjafton të deklaroni përmes mocionit”, tha Selimi, raporton IndeksOnline.