75 Mall Live Search
13:24 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / C E

Dallku sot nënshkroi me Dukagjinin, dikur e shante me “familje”

Armend Dallku sot është zyrtarizuar si trajner i Dukagjinit në Ligën e Parë të Kosovës.

Drejtimin e skuadrës nga Klina, Dallku e mori pasi u shkarkua nga pozita e trajnerit të Prishtinës në fillim të sezonit.

Por trajneri nuk ka histori shumë të mirë me skuadrën që do ta drejtojë tani.

Në ndeshjen midis Prishtinës dhe Dukagjinit në “Fadil Vokrri”, Dallku e kishte sharë me familje bankën e Dukagjinit.

Për trajnerin atë kohë ishte hapur edhe procedura disiplinore. /IndeksOnline/