Bernard Berisha s’është i mllefosur me Kosovën: Zoti ju ndihmoftë!

Kombëtarja e Kosovës, sot, do ta zhvillojë ndeshjen vendimtare ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.
Me fillimin nga ora 20:45 ‘Dardanët’ do të zbarkojnë në stadiumin “Todor Proeski” për ta ‘ripushtuar’ përsëri Shkupin, këtë herë përmes futbollit.
Për këtë ballafaqim të rëndësishëm ka reaguar edhe futbollisti i Kombëtares, Bernard Berisha.
Sulmuesi anësor, i cili po kalon formë jetësore nuk u ftua nga kryetrajneri zviceran për tri ndeshjet e ardhshme.
“Të gjithë të bashkuar për një qëllim, Kosova zemra jonë. Forca djema, Zoti ju ndihmoftë”, ka shkruar Berisha në profilin e tij.
Një fitore e mundshme në këtë takim do t’i siguronte finalen e madhe dhe mundësinë jetësore për t’u kualifikuar në ‘Euron 2020’ që do të zhvillohet verën e ardhshme.