75 Mall Live Search
16:14 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Miratohet projektligji për marrëveshjen financiare me BE-në, Kosova do të përfitojë 6 milionë euro

Sot Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA 2019, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Kjo marrëveshje mundëson që Kosova të përfitojë 6 milionë euro në formë projektesh nga BE-ja, ndërsa 1 milion euro jepen si bashkëfinancim nga Kosova.

Projektligji u miratua me 95 vota për dhe asnjë kundër.