75 Mall Live Search
17:06 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Ambasadori i Italisë në Kosovë shkruan në gjuhën shqipe: Forca Kosovë!

Sonte me  fillim nga ora 20:45, do të zhvillohet takimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duel ky në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të Ligës së Kombeve.

Kosova do të ketë ndeshjen e vështirë para veti, pasi me fitore do të jetë një hap afër kualifikimit në Evropian, shkruan IndeksOnline

Për këtë ndeshje të madhe, ka reaguar edhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ku përmendi tri mungesat e Kosovës për këtë ndeshje e që luajnë për skuadra italiane, Muriqi te Lazio, Ujkani me Torinon e Rrahmani me Napolin.

Por, ambasadori, Orlando uron Kombëtaren tonë në gjuhën shqipe, “Forca Kosovë”.