Ismet Munishi: Jam me ju deri në vdekje!

Sonte me fillim nga ora 20:45, do të zhvillohet takimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duel ky në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të Ligës së Kombeve.
Kosova do të ketë ndeshjen e vështirë para veti, pasi me fitore do të jetë një hap afër kualifikimit në Evropian, shkruan IndeksOnline
Për këtë takim të madh ka reaguar edhe trajneri i Ballkanit të Suharekës, Ismet Munishi, ku thotë se është me “Dardanët” deri në vdekje.
Më poshtë postimi i plotë i Munishit pa ndërhyrje nga redaksia.
“Ju jeni djemt me te mire te Kombit Dardanet e mbledhun nga e gjithë bota .
Ju na keni bere shume krenar deri ketu .
Jam me juve deri ne vdekje .
Sot ju deshiroj kembe te lehta dhe shume fat.
Si ne humbje si ne fitore do te ju dua shume .
Luftoni per Kosoven , Luftoni per Atdheun .
Unë Biri Ytë Kosovë”.