75 Mall Live Search
20:35 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kurti krenohet me Kombëtaren e Kosovës, shpreson për një lojë të bukur drejt fitores

Për pak pritet të fillojë takimi i madh mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës ndërsa ish-kryeministri, Albin Kurti ka thënë se është krenarë me përfaqësuesen tonë.

Ai tha që rëndësinë  e përballjes me Maqedoninë e Veriut më së miri e dijnë lojtarët dhe stafi i përfaqësueses sonë që na sollën deri këtu, shkruan Indeksonline.

Kurti thotë se është krenarë me ta, teksa shpreson lojë të bukur drejt fitores.

Nuk ndodh shpesh që sytë e një populli të tërë të kthehen kah disa, në një vend, në një kohë. Rëndësinë e përballjes me Maqedoninë e Veriut më së miri e dijnë lojtarët dhe stafi i përfaqësueses sonë që na sollën deri këtu. Krenarë jemi me ta – shpresojmë edhe lojë të bukur drejt fitores“.