“Shqiptarët mbeten shqiptarë”, nuk e këndojnë himnin maqedon!

Tashmë ka filluar takimi i shumëpritur ndërmjet Kombëtares së Maqedonisë dhe Kosovës, duel ky në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të Ligës së Kombeve.
Të dyja skuadrat kanë vendosur 11-shen e tyre më të mirë që sonte të fitojnë dhe vazhdojnë për në finale të Ligës së Kombeve, atje ku i pret Gjeorgjia, shkruan IndeksOnline
Por, diçka e veçantë ndodhi gjatë intonimit të himneve të të dyja skuadrave, pasi 5 futbollistët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nuk e kënduan himnin e shteti maqedon.
