Notat e lojtarëve të Kosovës për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje 1:2 kundër Maqedonisë së Veriut.
“Dardanët” nuk patën një paraqitje të mirë, me shumë gabime dhe me pak raste, transmeton Indeksonline.
Sipas “Sofascore”, lojtari më i dobët i ndeshjes ishte Benjamin Kololli, kurse tek Kosova më i miri ishte Arijanet Muric.
Paraqitje të mirë sipas këtij ueb sajti ishin Valon Berisha dhe Bersant Celina. Tek zëvendësuesit me notë më të lartë u vlerësua Edon Zhegrova. /Indeksonline/
