75 Mall Live Search
08:38 / E Premte, 09 Tetor 2020 / indeksADMonline

Policia largon veturën e dyshuar te AKI

Policia e Kosovës sot ka rrethuar ndërtesën e AKI-së në orët e hershme të mëngjesit.

IndeksOnline mëson nga burimet se aksioni po zhvillohet nën dyshimin e një mjeti shpërthyes në një veturë.

Për këtë në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ekipet e deminimit.

Mirëpo tani, Policia e Kosovës po e tërheq nga vendi i ngjarjes veturën e dyshuar.

Ndërsa, nga Policia e Kosovës për IndeksOnline kanë konfirmuar se një person u arrestua për këtë rast./IndeksOnline/