Trump lavdëron përkushtimin e kryeministrit Hoti, uron që partneriteti me Kosovën të forcohet

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump i ka shkruar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti një letër falenderimi për angazhimin e tij për të siguruar stabilitet dhe siguri në Ballkan.
Trump, derisa ka falenderuar për vizitën në Shtëpinë e Bardhë, ka uruar që partneriteti me shtetin e Kosovës të forcohet edhe më tej, transmeton IndeksOnline.
“Faleminderit President Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë. Të rrojë gjatë miqësia Kosovë– ShBA”, ka shkruar Hoti. /IndeksOnline/
