75 Mall Live Search
14:14 / E Premte, 09 Tetor 2020 / indeksADMonline

Përplaset deputeti Uka me ministrin Zemaj, ndërhyn Nagavci: Ministër mos ofendo, mos i thuaj deputetit mos rrej

Një përplasje e shkurt ka ndodhur në mes të deputetit të VV-së, Fitim Uka e ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj, raporton IndeksOnline.

Derisa në foltoren e Kuvendit po fliste deputeti Uka e po akuzonte se nuk kishte bërë punë sa për tu lavdëruar ministri Zemaj, ky i fundit në një rast i thotë “mos rrej”.

I menjëhershëm ishte reagimi i nënkryetares së Kuvendit nga radhët e VV-së Arbërie Nagavci, e cila edhe po udhëheq me seancën, duke i thënë “mos ofendo ministër, mos i thuaj deputetit mos rrej, ai po thotë gjëra të bazuara në fakte”.

Ndërsa deputeti Uka e vazhdoi edhe më tej fjalimin e tij./IndeksOnline