75 Mall Live Search
15:18 / E Premte, 09 Tetor 2020 / indeksADMonline

Yjet e Hollywood-it zhvishen lakuriq për të bindur njerëzit të votojnë

Figura publike të botës së aktrimit, muzikës , artit janë bërë bashkë për një kauzë të rëndësishme.

Mark Ruffalo, Amy Schumer, Tiffany Haddish, Naomi Campbell, Sarah Silverman, Chris Rock, Chelsea Handler, Ryan Bathe dhe Josh Gad  gjatë një video shihen të zhveshur teksa bëjnë thirrje njerëzve të shkojnë të votojnë.

Ata i rikujtojnë atyre të votojnë dhe të respektojnë të gjitha rregullat për të evituar “Fletët e zhveshura të votimit”.

“A e dini se fletët e votimit mund të jenë të zhveshura?”-pyeti aktorja Ryan Bathe.

“Dhe nëse nuk bëni saktësisht atë që unë ju them, votimi juaj mund të hidhet jashtë,” shtoi Silverman, duke folur për fletëvotimet me postë.

Ekipi i të  famshëmve shpjegoi se në shtete të tilla si Pensilvania, nëse një votues nuk arrin të vendosë një fletë votimi si në një zarf të brendshëm dhe në atë të jashtëm, konsiderohet “i zhveshur” dhe nuk do të llogaritet.