75 Mall Live Search
16:06 / E Premte, 09 Tetor 2020 / indeksADMonline

Ancelotti merr çmimin trajneri i muajit shtator në Premierligë!

Carlo Ancelotti ka fituar çmimin e menaxherit më të mirë të muajit shtator në Premierligë. 

Ancelotti është menaxheri i parë i Everton që emërohet menaxheri i muajit në Premier League, që nga David Moyes në Mars 2013, përcjellë IndeksOnline

Gjithashtu Ancelotti është menaxheri i parë i Everton që ka fituar 4 xhirot hapëse sezonale që nga Harry Catterick në sezonin 1969-70, kur ata e fituan titullin e ligës në fund.

Kështu, skuadra e Evertonit pas katër xhirove në Premierligë ka arritur ta grumbullojë 12 pikë dhe vendin e parë.