75 Mall Live Search
17:01 / E Premte, 09 Tetor 2020 / indeksADMonline

Lajçak javën e ardhshme viziton Prishtinën dhe Beogradin

Përfaqësues i Posaçëm i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak gjatë javës së ardhshme do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin.

Kështu bëjnë të ditur burime të Tanjug nga Brukseli, transmeton Indeksonline.

Kjo vizitë e Lajçak do të bëhet pas 12 tetorit, datë kjo në të cilën do të mbahet një takim në Luksemburg i 27 ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të cilët do të diskutojnë për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë./Indeksonline/