75 Mall Live Search
19:06 / E Premte, 09 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kombëtarja shqiptare arrin në Kazakistan!

Kombëtarja shqiptare mbërrin në Almati, nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Kzakistanit

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur rreth orës 20:30 (sipas orës lokale të Kazakistanit) në Almati pas një udhëtimi të gjatë, përcjellë IndeksOnline

Me të mbërritur në tokën kazake, skuadra kuqezi ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore.

I gjithë grupi është në gjendje të mirë dhe nuk ka asnjë problem për momentin. Kombëtarja do të vazhdojë normalisht përgatitjet të shtunën sipas programit paraprak me seancën zyrtare të stërvitjes një ditë para ndeshjes.

Kujtojmë se Kombëtarja shqiptare të përballet me Kazakistanin më 11 tetor, ndërsa tre dite më pas do të luajë në Lituani (14 tetor). Të dyja sfidat që luhen në transfertë janë të vlefshme për Ligën e Kombeve.