75 Mall Live Search
10:04 / E Shtunë, 10 Tetor 2020 / indeksADMonline

Cavani i lumtur që u bashkua me Man United

Edinson Cavani zhvilloi bisedime me Real Madrid dhe Juventus para se të vendoste përfundimisht t’i bashkohej Manchester United.

Ai u bë një agjent i lirë gjatë kësaj vere pas largimit nga PSG, tek e cila skuadër fitoi gjashtë tituj të Ligue 1, dhe shënoi 200 gola në 301 ndeshje.

Raportohej se gjigantët italian, Juventus i ofruan kontratë dy vjeçare uruguaianit, ndërsa Real Madrid gjithashtu shprehu interesim për të.

Derisa kërkohej nga dy skuadra të mëdha, një përfshirje nga Manchester United i ndryshoi atij mendjen menjëherë, shkaku i arritjes së tyre dhe popullaritetit në gjithë botën.

Shpejt u bë e qartë se legjenda e Uruguait kishte zgjedhur ‘Old Traffordin’ si destinacionin  e tij të ardhshëm, me Cavanin që nënshkroi kontratë një vjeçare me Manchester United në ditën e fundit të afatit kalimtar.

“Shumë krenar që jam pjesë e këtij ekipi të shkëlqyeshëm italian dhe mezi pres të vesh këtë fanellë të bukur”