75 Mall Live Search
22:21 / E Shtunë, 10 Tetor 2020 / indeksADMonline

Irani rrezikohet nga vala e tretë e COVID-19, rritet numri i viktimave

Shteti i Iranit ka marrë vendim që vendosja e maskës të jetë e detyrueshme.

Ky vendim erdhi nga Presidenti i vendit, Hassan Rouhani, i cila tha se do të pasojë gjoba për shkelësit e kësaj mase.

Irani, derisa thuhet se mund të përballet me valën e tretë të koronavirusit, sipas Reuters, numri i vdekjeve gjatë kësaj jave ka shkuar në 239 viktima, duke u bërë kështu vendi më i goditur në Lindjen e Mesme.

Rouhani ka thënë se kushdo që kapet në hapësira të jashtme apo të brendshme pa maskë, do të gjobitet me 500 mijë rial, apo rreth 10 euro.

Pos kësaj, personat që refuzojnë vetë-izolimin, do dënohen me 2 milionë rial, apo afro 40 euro.

Ministria e Shëndetësisë së këtij shteti sot ka raportuar 195 vdekje, duke e çuar numrin total në mbi 28 mijë, ndërsa 3 mijë e 875 raste të reja të infektimit me COVID-19.