75 Mall Live Search
13:22 / E Diele, 11 Tetor 2020 / indeksADMonline

​Gjyqtarët kosovar Kastrati dhe Kasumi do të ndajnë drejtësinë në ndeshje ndërkombëtare

Gjyqtarët ndërkombëtar Besfort Kasumi dhe Visar Kastrati janë caktuar nga UEFA që të gjykojnë në ndeshjet ndërkombëtare për kualifikimet e Kampionatit Evropian U-21.

Gjyqtari Kasumi me asistentët Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe gjyqtarin e katërt Dardan Çaka do të gjykojnë ndeshjen Danimarkë – Finlandë, e cila zhvillohet me 13 tetor.

Ndërsa, në ndeshjen tjetër e cila zhvillohet në datën e njëjtë, gjyqtari Kastrati me asistentët Besnik Morina, Imran Kabashi dhe gjyqtarin e katërt Alban Shala, janë të caktuar në ndeshjen Rumani – Maltë.

Bazuar në protokollin e UEFA-së, gjyqtarët i janë nënshtruar testit për COVID-19 dhe të gjithë kanë rezultuar negativ.