75 Mall Live Search
19:41 / E Shtunë, 06 Qershor 2026 / L A

Finalet e NBA-së, 13 mijë dollarë bileta më e lirë në New York

Biletat më të lira për ndeshjet e NBA Finals në Madison Square Garden kanë arritur çmime rekord.

Bileta më e lirë për ndeshjen e tretë është plot 11 mijë dollarë, ndërkaq më e lira për ndeshjen e katërt shkon mbi 13 mijë dollarë.

Knicks kanë fituar dy ndeshjet e para në transfertë, dhe nëse i fitojnë dy të radhës, kjo do të thoshte se të pranishmit në ndeshjen e katërt do ta dëshmonin kurorëzimin e tyre si kampionë pas 53 vjetësh.

Interesi i nju-jorkezëve për të përcjellë klubin e zemrës në finale pas 27 vjetësh po del të jetë i jashtëzakonshëm.

Edhe fansat e famshëm të tyre si Spike Lee dhe Ben Stiller udhëtuan në Teksas për të parë ata duke luajtur kundër San Antonio Spurs.