75 Mall Live Search
14:29 / E Diele, 11 Tetor 2020 / indeksADMonline

Nesër seanca e jashtëzakonshme që të votohet Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike, mungon nënshkrimi i Osmanit!

Nesër në ora 10:00 do të mbahet seanca e Kuvendit ku në rend dite është Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike Covid-19.

Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme u bë nga shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në emër të deputetëve nënshkrues me këtë arsyetim “Duke marrë parasysh rëndësinë e këtij Projektiligji për t’i dalur në ndihmë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe me gjendjen më të cilën po përballet e gjitha bota e edhe vendi ynë, është në interesin e qytetarëve e qytetarëve që ky Projektligj të votohet. Në këto kushte, ne, deputetët nënshkrues, kërkojnë mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për të shqyrtuar këtë cështje”, shkruan Indeksonline.

Në listën e 62 nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme për votimin në parim të Projektiligjit për rimëkëmbjen ekonomike nga Lidhja Demokratike e Kosovës nënshkruan 27 deputetë, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 14 deputetë, nga NISMA-AKR 5 deputetë, nga Lista Serbe 10 deputetë dhe nga Grupi Parlamentar 6+, 6 deputetë nënshkruan.

Në listën e nënshkrimeve të LDK-së shihet që mungon nënshkrimi i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit.