75 Mall Live Search
11:10 / E Premte, 05 Qershor 2026 / Z S

Nisin homazhet për policin e vrarë në krye të detyrës, 34-vjeçari do prehet në vendlindje

Kanë nisur homazhet për Enea Mekollin, efektivit 34-vjeçar që humbi jetën gjatë operacionit për kapjen e një të shumëkërkuari një në Lozhan të Maliqit, një ditë më parë.

Homazhet do të mbahen nga ora 10:00-12:00 në Pogradec dhe trupi i pajetë i Dëshmorit të Atdheut do të prehet në varrezat e vendlindjes, në fshatin Blacë.

Megjithëse statusi i “Dëshmorit të Atdheut” parashikon varrimin në varrezat e dëshmorëve, familja ka kërkuar që ceremonia e varrimit të zhvillohet në vendlindjen e tij. Sipas familjarëve, kjo kërkesë lidhet me faktin se ata kanë humbur më herët edhe një djalë tjetër nga një sëmundje e rëndë, gjithashtu efektiv policie.

Dëshira e familjes është që dy vëllezërit të prehen pranë njëri-tjetrit.